Orët e fundit të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesit largohen nga tryeza e ambasadores

schedule12:45 - 3 Qershor, 2020

schedule 12:45 - 3 Qershor, 2020

Mbledhja e Këshillit Politik në rezidencën e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim është ndërprerë për të rifilluar pak më vonë. Ndërkaq, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në selinë e PD.

Në këtë fazë ndërprerjeje pritet të kenë komunikim me kryetarët e partive për të marrë edhe udhëzimet e fundit prej tyre. Gazetarja Esiona Konomi tha për “ABC News” se sipas burimeve 4 anëtarët do të rikthehen sërish në tryezën e bisedimeve.

Lexo edhe: Rikthehen pas pushimit Gjiknuri, Bylykbashi dhe Vasili: Negociata deri në marrëveshje

Komunikimi është shumë i ngushtë dhe dihet shumë pak nëse jemi pranë një marrëveshjeje apo larg saj. Ambasadorja amerikane gjithashtu ka njoftuar se do të ketë një komunikim për mediat në orët në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!