Orë vendimtare për Milan dhe De Ketelaere, takimi i sotëm pritet t’i jap fund “telenovelës”

schedule13:35 - 26 Korrik, 2022

schedule 13:35 - 26 Korrik, 2022

Sipas raportimeve të “SportItalia”, sot pasdite Milan do të ketë një takim në Lugano me Bruges për të mbyllur marrëveshjen e Charles De Ketelaere.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara në fakt kanë planifikuar një samit me drejtuesit belgë për të provuar të përcaktojnë operacionin në të cilin ata punon prej javësh.

Prandaj, këto janë orë vendimtare për uljen e mundshme në Milanello të lojtarit të ri, i cili menjëherë u kthye në objektivin e kuqezinjve në këtë merkato. /f.a/abcnews.al