Ousman Dembele është një nga çështjet kryesore te Barcelona që do të zgjidhet së shpejti. Sulmuesi francez tashmë është një lojtarë i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me blaugranat, por e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me qëndrimin në “Camp Nou”.
Pas shumë muajsh pasigurie, me takime, oferta, kundëroferta dhe refuzime, me dëshirën e lojtarit për të qëndruar te Barça, por edhe kërkesa e trajnerit Xavi Hernandez, duket se do të ketë një fund të lumtur për të gjitha palët.
Barcelona tashmë po përgatit edhe ofertën vendimtare të lojtarit i cili pritet që së shpejti të vendosë qëndrimin në “Camp Nou”, teksa paga e tij do të minimizohet me 40% të saj.
Një kontratë që do të jetë e ngjashme me atë të Ansu Fati i cili është lojtari kyç në projektin e katalanasve, ndërsa për sulmuesin francez do të ketë një kontratë 2-vjeçare dhe në raste se lojtari shkëlqen në “Camp Nou” atëherë do të ketë edhe rishikime të kontratës. /f.a/abcnews.al