Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Orbán: SHBA-të në Venezuelë si Rusia në Ukrainë? Krahasime të rrezikshme

schedule15:30 - 5 Janar, 2026

schedule 15:30 - 5 Janar, 2026

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka bërë thirrje për kujdes pas debateve të fundit që krahasojnë ndërhyrjen e SHBA-ve në Venezuelë me pushtimin rus të Ukrainës.

Gjatë një konference për shtyp në Budapest, Orbán u shpreh se këto paralele janë të rrezikshme dhe se situatat janë tërësisht të ndryshme nga njëra-tjetra.

Sipas kreut të qeverisë hungareze, nuk mund të vendoset shenja e barazisë mes dy konflikteve, pasi rrethanat politike dhe gjeografike ndryshojnë rrënjësisht.



Megjithatë, ai u tregua më i matur kur u pyet për çështjen e nxehtë të Groenlandës. Orbán vuri në dukje se rasti i ishullit danez është krejtësisht tjetër, duke kujtuar se Danimarka dhe SHBA-të janë të dyja anëtare të NATO-s.

Kryeministri hungarez nuk dha një qëndrim përfundimtar, por la të kuptohet se Budapesti do të vlerësojë me kujdes situatën.

“Nëse kjo çështje do të shtrohet zyrtarisht, Hungaria do të mbajë qëndrimin e saj”, deklaroi Orbán, duke nënvizuar se besnikëria ndaj aleancës së NATO-s do të jetë një faktor kyç në vendimmarrjen e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!