Kryeministri Viktor Orban i ka thënë sërish “jo” anëtarësimit të Ukrainës në BE, në deklaratën e tij pas mbërritjes në Samitin e Brukselit.
“Zgjerimi nuk është një çështje teorike,” tha Orban, por ka kushte.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz do të takohen sot me kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Udhëheqësit europianë do të kenë një samit të vështirë, i cili pritet të dominohet nga çështja e vazhdimit të ndihmës europiane për Ukrainën, me miratimin e një pakete prej 50 miliardë eurosh dhe perspektivat e pranimit të vendit të shkatërruar nga lufta.
Orban ngre pengesa për të dyja çështjet.
/abcnews.al