Orban kritikon sanksionet ndaj Rusisë: Nuk është befasi që qeveritë evropiane po bien në krizë

schedule15:17 - 26 Shtator, 2022

schedule 15:17 - 26 Shtator, 2022

Kryeministri i Hungarisë ka kritikuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, duke thënë se lëvizjet kanë dështuar duke rritur çmimet e energjisë.

Viktor Orban i tha parlamentit të Hungarisë se nuk ishte befasi që qeveritë po binin në Evropë mes krizës, duke iu referuar zgjedhjeve italiane të dielën.

Ai shtoi se Hungaria duhet të përgatitet për një luftë të zgjatur në Ukrainën fqinje, ku pushtimi i Rusisë ka shkatërruar pjesë të infrastrukturës, ka vrarë mijëra njerëz dhe ka detyruar miliona të tjerë të ikin nga shtëpitë e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!