Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi sot se ideja për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë është qesharake dhe se është e pamundur.
Deklaratën, ai e dha para gazetarëve, para fillimit të samitit të liderëve të BE-së dhe theksoi se serbët dy vitet e fundit kanë vuajtur dhe vuajtur provokime të ndryshme, shkruan Euronews Serbia.
“Duhet të kuptoni se si sillet Kosova. Ata nuk duhet të provokojnë serbët”, theksoi Orban.
Ai shtoi se nuk ka stabilitet në Ballkan pa Serbinë dhe se Serbia duhet të ndihmohet për të stabilizuar rajonin./abcnews.al