Orban: Hungaria do të ratifikojë së shpejti marrëveshjen për pranimin e Suedisë në NATO

schedule17:07 - 17 Shkurt, 2024

schedule 17:07 - 17 Shkurt, 2024

Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Suedisë në NATO në fillim të sesionit pranveror, i cili do të hapet më 26 shkurt”.

Kështu u shpreh kryeministri hungarez, Viktor Orban në fjalimin e tij vjetor mbi prioritetet kryesore të politikës së vendit.

“Mosmarrëveshja jonë me Suedinë po i afrohet fundit. Së bashku me kryeministrin e Suedisë [Ulf Kristersson] ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për rindërtimin e besimit. Ne po afrohemi për të qenë në gjendje të ratifikojmë pranimin e Suedisë në NATO në fillim të sesionit pranveror të parlamentit. “- tha Orban për televizionin kombëtar.

Sesioni pranveror i parlamentit të Hungarisë do të fillojë pas pushimeve dimërore më 26 shkurt. Kabineti hungarez dorëzoi në parlament një projekt-ligj për miratimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO në verën e vitit 2022. Hungaria mbetet i vetmi vend në aleancë, parlamenti i të cilit nuk e ka ratifikoi këtë marrëveshje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!