Sanksionet e miratuara nga vendet e BE-së për agresionin rus ndaj Ukrainës janë “të gabuara dhe të rrezikshme”.
Është ky është vlerësimi unanim i kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe lideres së ekstremit të djathtë francez Marine Le Pen, shkruan la repubblica.
Të dy liderët ftuan “partitë europiane që përfaqësojnë vlerat tradicionale” të tregojnë unitet në lidhje më këtë çështje, sipas asaj që zëdhënësi i Orbanit i tha agjencisë së lajmeve Magyar MTI.
Zëdhënësi shtoi se “është evidente se as burokratët në Bruksel dhe as partitë e majta nuk janë të besueshme për sa i pëket mbrojtjes së qytetarëve dhe familjeve europiane”.
Në takimin e tyre Orban dhe Le Pen disktuan çështje që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, si dhe rreziqet e inflacionit dhe “politikat e gabuara dhe të rrezikshme të sanksioneve.
Budapesti ka kundërshtuar kategorikisht përfshirjen e embargos së naftës së papërpunuar ruse në paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë duke pasur parasysh ndikimin ekonomik që do të kishte.
/abcnews.al