Ndryshimi i orës policore ka sjellë çorientim të banorëve edhe në Vlorë. Kontrolle të shumta policore po bëjnë verifikimin e automjeteve që kalojnë pas orës 20:30 në rrugë.
Qarkullimi u ndalua në këtë orë dhe do të rinisë në orën 06:00 të mëngjesit.
Ora policore do të vazhdojë të qëndrojë kështu deri në datë 4 Janar. Komiteti i Ekspertëve mori këtë vendim me argumentin se festat mund të sjellin grumbullime duke rrezikuar jetën e qytetarëve./mv.abcnews.al