Ora e së vërtetës është gati të vijë. E ardhmja e Ousman Dembele është ende e pa qartë, pasi francezi akoma nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij.
A do të qëndrojë Osmane Dembele me Barcelonën? Kjo është një nga pyetjet që ia drejton vetes çdo katalanas, përgjigjen e së cilës mund ta marrin që javën e ardhshme, javë që konsiderohet shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e sulmuesit francez në “Cam Nou”.
Sipas “Sport”, Moussa Sissoko , agjenti i francezit, është takuar dy herë me drejtuesit katalanas, duke hedhur themelet për një negociatë që do të ketë aktin përfundimtar javën e ardhshme, pas ndeshjes kundër Villarrealit.
Do të jetë në atë moment që lojtarit do t’i kërkohet të bëjë një zgjedhje përfundimtare, të vazhdojë karrierën e tij në Katalonjë dhe të rinovojë apo Dembele do të preferojë një aventurë të re dhe do të transferohet në një kampionat tjetër.
Java e ardhshme do të japë edhe verdiktin final të ardhmes së Dembelesë. /f.a/abcnews.al