Ora e drejtësisë për vrasësin e Karolinës

schedule09:18 - 8 Prill, 2022

schedule 09:18 - 8 Prill, 2022

Sot është dita e Gjyqit për krimin e tmerrshëm që tronditi mbarë opinionin, majin e kaluar, ku 20-vjeçarja Karolinës u mbyt për vdekje nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos më 11 maj të 2021 në sy të fëmijës 11 muajsh.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Glyka Nera në Athinë.

Piloti 32-vjeçar i arrestuar në Alonissos, 37 ditë pas vrasjes mizore së gruas së tij 20-vjeçare u detyrua të rrëfeje të vërtetën e vrasjes në polici, pas daljes në dritë të provave të palëkundura kundër tij.

Deri në momentin e rrëfimit të tij, burri vrasës u përpoq me mish e më dhëmbë të të bindte të gjithë si po vuante shumë nga vdekja e gruas së tij dhe se ata ishin një çift i lumtur, ndërkohë e vërteta është krejt e kundërta.

Lexo edhe: Babai i 20-vjeçares që u vra nga burri: Sikur ta kapja me duart e mia atë njeri

Në fillim ai thoshte se gruaja e tij u vra nga disa hajdutë, madje në mediet greke u aludua se autorët ishin shqiptarë.

Më tragjikja është se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës 11 muajshe të çiftit.

Për të përforcuar skenarin e grabitjes piloti 32-vjeçar arriti në pikën ku vrau dhe vari në kangjellat e shtëpisë qenin e familjes. Mediet greke shkruajnë se ka shumë mundësi që gjyqi të anulohet sot pasi pritet që avokati i Babis të kërkojë shtyrje të seancës gjyqësore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!