Optimistë dhe kreativë, gjashtë karakteristikat e fëmijëve që lindin në pranverë

schedule22:46 - 19 Prill, 2023

schedule 22:46 - 19 Prill, 2023

Hulumtimet tregojnë se stina kur lind një fëmijë ndikon në personalitetin e tij. Data e lindjes dhe karakteristikat personale janë të lidhura ngushtë kështu që është interesante të dini se çfarë foshnjash lindin në pranverë. Këto janë tiparet e tyre më dominuese të personalitetit, por edhe ato që lidhen me shëndetin.

Më pak alergji

Edhe pse për disa njerëz, pranvera shënon fillimin e luftës kundër alergjive, kjo nuk ndodh me foshnjat e lindura në këtë periudhë të vitit. Një studim britanik tregoi se kishte një rrezik të shtuar të alergjive, astmës dhe ekzemës tek fëmijët e lindur në vjeshtë dhe rrezik më të ulët për foshnjat e lindura në pranverë.

Optimist që nga lindja

Muajt me diell të pranverës ndikojnë shumë në humor. Foshnjat e pranverës mund të jenë tepër pozitiv. Nëse keni lindur në pranverë, kërkoni gjithmonë gjënë më pozitive në çdo gjë, në vend që të fokusoheni te gjërat negative.

Udhëheqësit e ardhshëm

Disa studime kanë konfirmuar se ata që kanë lindur në mars dhe prill kanë një shans shumë më të lartë për t’u bërë lider, dhe interesante është se fëmijët e lindur në qershor dhe korrik kanë shanset më të ulëta për ta bërë këtë.

Kanë më pak gjasa të kenë probleme psikologjike

Jo vetëm që foshnjat e pranverës janë më të lumtura, por kanë më pak gjasa të zhvillojnë disa probleme psikologjike në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë se ata kurrë nuk do të kenë probleme të shëndetit mendor por shanset janë më të ulëta.

Kreativë të mëdhenj

Duket se foshnjat e lindura në pranverë janë shumë kreativë. Një studim i kryer në Universitetin e Connecticut zbuloi se ka kreativitet më të madh tek foshnjat e lindura në mars, por edhe tek ata që kanë lindur në dhjetor, janar dhe shkurt.

Janë “bufat” e natës

Shkencëtarët thonë se foshnjat e lindura në pranverë (si edhe në verë) bien në gjumë më vonë se foshnjat e lindura në vjeshtë dhe dimër. /abcnews.al