Bashkëthemelues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endrit Shabani thotë se në zgjedhjet e 11 majit, opozitarizmi dështoi.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Shabani u shpreh se votat e koalicionit, nuk u përkthyen në mandate, sipas tij, për shkak të sistemit dhe i partive të reja opozitare që nuk u bënë të gjitha bashkë.
“Unë e nisa me vetëreflektim. Fakti që 40 përqind e njerëzve nuk na njohin, kemi shumë punë për të bërë. Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë 34 vjet që i ndjekin kamerat. Ne kemi 70 mijë vota. Na jnohin, na besojnë, kanë shkuar të votojnë. Që të arrijmë 700 mijë, na duhet më shumë punë. Ambicia jonë, është të qeverisim Shqipërinë. Kam qenë optimist. Kam besuar se Edi Rama do bjerë. Njerëzit nuk kanë dalë të votojnë. Kemi më tepër punë për të bërë. Opozitarizmi ka dështuar, ne kemi probleme strukturore-sociale. Ky është sistem që dëmton demokracinë. Do hyjmë në zgjedhje me këtë sistem, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne mund të kishim qenë strategjikë. Do përfaqësojmë çdo shqiptar aty ku është. Zotit Qori i jemi lutur për koalicion të përbashkët”, theksoi ai./abcnews.al