Opozitari serb, Jovanoviç sulmohet në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd

schedule08:09 - 19 Nëntor, 2021

schedule 08:09 - 19 Nëntor, 2021

Makina e kryetarit të Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç është sulmuar mbrëmjen e së enjtes në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.

Mediat serbe bëjnë me dije se  ka ndodhur një incident kur persona të panjohur e kanë thyer makinën e opozitarit Jovanoviç, para hyrjes së ndërtesës së aeroportit dhe e kanë fyer atë.

Opozitari serb në aeroport ishte duke pritur disa miq të tij që po vinin nga shtetet perëndimore, ku e kishte parkuar veturën në krahun e ndalimit para hyrjes së ndërtesës së aeroportit.

Kur ishte kthyer ka gjetur në tokë pjesë të thyera të makinës gjersa një grup të rinjsh filluan ta fyenin rëndë, e cila shkaktoi edhe një konflikt verbal.

Ndërkohë kujtojmë se politikani opozitar edhe në të kaluarën kishte probleme ndër të tjerash edhe për përkrahjen publike për pavarësinë e Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!