Për kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi aksioni i opozitës nuk është i duhuri dhe duhet ndryshuar.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Shehi u shpreh se opozita mund të vazhdojë protestat, por duhet të rikthehet në parlament.
Sipas Shehit, për opozitën, arma më e fortë është parlamenti.
“Të hënën, ajo zonja që është kryetare e Kuvendit, mblidhet Komisioni i Etikës, hiqe atë përjashtim, dhe ato kolegë të opozitës, le të hyjnë në parlament. Nuk ka formulë të jashtëzakonshme. A je mazhorancë, jeni ndërkombëtarët? Bëni këtë gjest kaq të vogël. Parlamenti duhet rikthyer në gjendjen nornmale. Për nevojën që ka opozita, arma më e fuqishme që ka opozita është parlamenti. Ta anashkalojmë vetëm me protesta, është e gabuar. I bën qejfin Edi Ramës. Ky është imazh i keq për opozitën. Denoncimet më të mëdha në parlament janë bërë. Të gjitha bëhen në parlament. Opozita duhet të denoncojë, të ofrojë alternativë. Unë gjykoj që duhet të ndryshojë, jam kthimin në parlament. Nuk jam kundër demonstratave dhe protestave, por është një nga format. Kjo është protesta e vetme, nuk mjafton. Protesta bëhet 2-3 orë, nuk mund ta bësh çdo ditë, e lodh qytetarin. Demonstrata është tjetër gjë. Nëse mblidhen 50 mijë qytetarë në Sheshin “Skënderbej”, Edi Rama ikën vetëm. Duhet të votojnë 700 mijë vetë për të rrëzuar Edi Ramën”, theksoi ai./abcnews.al