“Opozita si sfond”, çfarë do të ndodhë nëse brenda 15 marsit mazhoranca nuk pranon propozimet?

schedule22:39 - 4 Mars, 2020

schedule 22:39 - 4 Mars, 2020

Gjatë bisedës në studion me gazetaren Juli Xhokaxhi, Bardh Kadilli u shpreh se në kohën kur PD ishte në pushtet janë kthyer dhjetëra ligje dhe vendime. Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk ishte e kapur gjatë qeverisjes së mëparshme.

Presidenti po tenton të marrë rolin e opozitës shqiptare?

Bojaxhi: Presidenti po përpiqet të faktorizohet politikisht. Kemi dy partitë kryesore që kanë filluar një dialog publik.

Në politikë nuk është vetëm çfarë po kërkon, për mua Meta po përpiqet të faktorizohet. PD do të vazhdojë të mbetet partia kryesore opozitare.

Ndërkohë Bardh Kadilli komentin e kryeministrit Rama se PD është servis figurantësh, Kadilli e quajti një tentativë bulliste. Ai u shpreh se në manifestin që u mbajt në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, më 2 mars, kishte edhe qytetarë me bindje të majta.

Me tone të ashpra gjatë bisedës në studio deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi tha se Gjykata Kushtetuese nuk është e kapur nga mazhoranca.

Ai gjithashtu theksoi se Presidenti nuk është në rolin që i takon.

Ndërkohë Kadilli theksoi se nuk është turp që Presidenti të jetë me opozitën, ndërsa deputeti i PS duke iu kundërpërgjigjur theksoi se duhet të jetë mbi palët.

Meta ka frikë nga OFL, keni ndonjë gjë konkrete?

Pëllumbi: Po të kisha fakte do ti kisha denoncuar. Partitë politikë nuk janë gjykata dhe nuk duhet të bëjnë akuza faktesh.

Tomor Alizoti: Shqipëria ka nevojë për protesta të fuqishme. Presidenti është i vonuar. Këtë gjë duhet ta bënte më parë. Ta përkrahte opozitën.

Më tej Alizoti theksoi se dalja e opozitës nga Parlamenti ishte i domosdoshëm.

“Presidenti nuk mund të bëjë protestë në një vend normal. Ndërkohë Shqipëria është një vend anormal”, tha Alizoti.

Çfarë do të ndodhë nëse brenda 15 marsit mazhoranca nuk pranon propozimet?

Kadilli: Ka një dakordësi çfarë është hedhur në tryezë. Ka një prezencë të ndërkombëtarë në këtë proces.

Ndërsa deputeti i PS, Arben Pëllumbi theksoi se e rëndësishme që partitë janë ulur dhe se arritja e rezultatit duhet të jetë lëshim nga të dy palët.

/abcnews.al