Opozita serbe për Kosovën: Kundër shkëmbimit të territoreve

schedule14:22 - 31 Gusht, 2018

schedule 14:22 - 31 Gusht, 2018

Partitë opozitare serbe janë grumbulluar në një bllok politik për të kundërshtuar politikën e presidentit, Aleksandër Vuçiç. Ata janë kundër idesë për shkëmbim territoresh dhe nënvizojnë se nuk pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Opozita serbe është e bashkuar, por e vockël. Lidhja për Serbinë ka bashkuar të djathtët me të majtët kundër koalicionit të presidentit, Aleksandër Vuçiç. Disa janë për zgjidhjen e problemit të Kosovës me shqiptarët, e të tjerë thonë se duhet frikësuar nga Shqipëria e madhe. U duhet forcë, por nuk kanë fuqi.

Ish-negociatori për Kosovën, Borko Stefanoviç, thotë se në një Serbi totalitare nuk ka hapësirë për referendum. Shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje.

Borko Stefanovic, e Majta Serbe:  “Ne jemi kundër konfliktit të ngrirë dhe të gjithë në në Lidhjen për Serbinë jemi për vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën. Mendojmë se vetëm përmes bisedimeve mund të arrihet zgjidhja dhe pa bashkësinë ndërkombëtare nuk ka zgjidhje. Nuk mund ta pranojmë pavarësinë dhe ulësen në OKB. Kjo është pyetje për Këshillin e sigurimit, rusët dhe kinezët dhe e kemi të qartë pse qeverisja jonë do ta zgjidhë shpejt”.

Stefanoviç thotë se edhe nëse Serbia pajtohet nuk është i sigurt se Kosova do të bëhet pjesë OKB-së pasi duhet bindur Rusinë dhe Kinën. Zgjidhja e përkufizimit duket fazë e re konfliktesh për opozitën.

Borko Stefanovic, e Majta serbe: “Problemi i Kosovës dhe Metohisë nga pozita e Prishtinës dhe Beogradit shihet ndryshe dhe nuk mund tía ndryshojmë njëri-tjetrit këtë qëndrim. Ne mendojmë se duhet të zhvillojmë bashkejetesën pasi për statusin nuk mund të biem dakord”.

Presidenti, Aleksandër Vuçiç, nuk e llogaritë shumë bllokun politik kundër tij pasi mbështetja e tij në Serbi ka qenë gati absolute. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!