Nis bllokimi i rrugëve/ Opozita proteston për Berishën, kreu i PD i thirri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

schedule17:03 - 26 Nëntor, 2024

schedule 17:03 - 26 Nëntor, 2024

Ka nisur protesta e opozitës në Tiranë, së thirrur nga Sali Berisha si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Protesta pritet të zgjasë tre orë dhe do të përqendrohet në disa pika të kryeqytetit.

Deputetët demokratë dhe militatët janë shpërndarë nga bashkia e Tiranës, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, rruga e Elbasanit, sheshi Wilson dhe deri te Pallati me Shigjeta.

Më herët, Policia e Shtetit, në një reagim zyrtar, tha se çdo pengim i qarkullimit të automjeteve përbën vepër penale dhe dënohet nga ligji.

/abcnews.al