Subjektet politike që garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kanë hyrë zyrtarisht në fushatë zgjedhore. Fushata nisi në 11 janar dhe do të zgjasë deri në orën 07:00 të datës 9 shkurt, kur do të nisë votimi. Partitë kanë ndezur tashmë motorët, ndërsa prezantojnë programet e tyre.
“Bashkë: Kosova mundet më mirë. Sepse ju meritoni më shumë. Sepse e ardhmja u përket atyre që guxojnë!” me kete mesazh ka zgjedhur tu drejtohet qytetareve ne hapje të fushatës së PDK-së, kryetari Memli Krasniqi. Ky I fundit nënvizoi se përkushtimi i PDK-së është të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat që përballen qytetarët e Kosovës duke u mbështetur në një ekip që beson në një Kosovë më të mirë.
Nga prishtina, kryetari I PDK, Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që më 9 shkurt të guxojne e të dalin dhe të bëjnë ndryshimin duke votuar për PDK-në e udhëhequr nga kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza.
E ndërsa AAK me partnerët e koalicionit kanë hapur fushaten e e tyre zgjedhore me sloganin “Per Kosoven fituese”
Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, ka theksuar se jane qyetaret ata që I kanë dhënë forcë dhe besim për të vazhduar me angazhimin e tij për një Kosovë fituese. AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, nisën fushatën zgjedhore në Prekaz, duke u zotuar për fuqizimin e vendit.
Nga qyteti I Gjakovës, ka nisur fushatën për zgjedhjet parlamentare Lëvizja Vetëvendosje.
Kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se me qeverisjen e tij “Kosovës së pavarur ia shton zhvillimin, e ia heq korrupsionin, ia shton prodhimin e ia heq mjerimin”.
Kurti gjatë fjalimit ka akuzuar partitë që kanë udhëhequr në të kaluarën duke thënë se “vendit i kanë bërë dëmin më të madh me fqinjin më të keq”.
Mesazhi I perqendruar tek e ardhmja dhe jo ndasitë, ka përcjellë Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Përtej ndarjes e përçarjes, urrejtjes e mllefit, ne kemi Republikën tonë, vetë ëndrrën tonë! Kemi një ide, një vizion, si ta bëjmë të ardhmen e vendit tonë”, ka theksuar Abdixhiku.
Kreu i LDK-së thotë se nuk ka Kosovë të partive, por ka një ëndërr të vetme, e një atdhe të vetëme./abcnews.al