Opozita parlamentare kërkon shkarkimin e Rudina Hajdarit si bashkëkryetare për “Zgjedhoren”

schedule19:42 - 12 Qershor, 2020

schedule 19:42 - 12 Qershor, 2020

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti Myslym Murrizi në një komunikim me mediat tha se deputetët e opozitës parlamentare këmbëngulin që të ndryshohet Kushtetuta dhe të hapen listat për deputetë.

Më tej Murrizi deklaroi se Hajdari ndan të njëjtin mendim si bashkëkryetari Damian Gjiknuri dhe për këtë shkak ka kërkuar zëvendësimin e Rudina Hajdarit

“Nuk është shkarkim, ne e kemi dërguar një kërkesë të tillë më 8 vota pro dhe të mbështetur nga dy grupet e tjera, të zëvendësohet Rudina Hajdari dhe bashkëkryetar të jetë Myslim Murrizi.

Nuk mund të pranojmë që nga firmosja në Këshillin Politik një marrëveshje që opozita parlamentare nuk e njeh besoj është më e moralshme që të mos drejtohet nga dy bashkëkryetar që janë në të njëjtin mendim dhe kundër mendimit të 29 deputetëve. Ne kemi të drejtë të kërkojmë vendin që na takon dje ka vajtur dhe shkresa zyrtare”, tha Murrizi.

Sakaq siç shihet në listën emërore të 29 deputetëve, të cilët kanë firmosur për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave, nuk i është bashkuar bashkëkryetarja Rudina Hajdari. /abcnews.al