Opozita parlamentare: Jemi 31 deputetë kundër reformës, bojkotojmë mbledhjet e komisioneve

schedule10:45 - 10 Qershor, 2020

schedule 10:45 - 10 Qershor, 2020

Krerët e Grupeve Parlamentare kanë deklaruar pas takimit me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi se janë të vendosur për të mos e votuar Reformën Zgjedhore.

Jashtë dyerve të Kuvendit Nimet Musai deklaroi se janë 31 deputetë që do të votojnë kundër, ndërkohë do të vazhdojnë bisedimet për të bindur edhe pjesën tjetër.

“Ka qenë një takim i ngrohtë me kreun e Kuvendit. I kemi shprehur se Këshilli Politik nuk e arriti qëllim. I thamë kushtet tona. Jemi këtu për një mesazh. Po presim kryeministrin e vendit, që siç na kanë pritur ndërkombëtarët të na presë për të shprehur vullnetin tonë.

Ne nuk do ta votojmë këtë produkt.  Sot kemi mbledhje në mesditë dhe jemi të bindur se 31 deputetë nuk do ta votojnë. Kemi kohë deri në fund të korrikut që bashkë me kolegët tanë të rishikojmë edhe njëherë”, u shpreh Musai.

Ndërsa Emond Stojku u shpreh se do të braktisin të gjitha mbledhjet e Komisioneve Parlamentare ku ata janë të emëruar, për sa kohë opinioni i tyre nuk është marrë parasysh.

“Ne jemi përfaqësues të institicionit me të lartë të vendit dhe për këtë arsye veprojmë institutocionalisht. Kërkuam takim me ndërkombëtarët për ndryshimin e Reformës Zgjedhore. I falenderojmë për pritjen. Kërkuam takim me kreun e Kuvendit që na priti dhe diskutuam për opsionet e këshillit Politik. Kemi dy elementë të rëndësishëm, faktorët dhe aktorët.

Aktorët e vetëm që kanë të drejtën ligjore për ta miratuar jemi vetëm ne. Kemi një listë të firmosur para një javë që pothuajse janë të gjithë dakord për t’i dhënë fund sundimit në konceptin bajraktare. Ne kërkojmë takim me kryeministrin Rama. Ne morëm vendimin që të mos vazhdojmë më mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ne nuk kemi ardhur në parlament për veten apo familjest tona por për të mirën e popullit shqiptar”, deklaroi Stojku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!