S’ka vend për rebelët proeuropianë. Sali Berisha spostoi Jorida Tabakun nga Komision për Europën dhe Politikën e Jashtme, dhe propozon aty për nënkryetare gruan besnike Albana Vokshi.
Arsyeja, sepse në Tiranë e Bruksel, qëndrimi i opozitës për integrimin europian nuk duhet të lëvizë as presjen nga ajo e doktorit.
“Ne duke mbështetur plotësisht procesin e integrimit, deklarojmë se, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard në këtë proces gjer sot, përveç pozicionit gjeostrategjik të saj”
Bojkoti i opozitës është sa për sy e faqe. Opozita nuk shkoi pasditen e se martes në Kuvend për te çuar emrat, por i ka gati propozimet për kryetarët e nënkryetarët e komisioneve parlamëntare.
Mazhoranca socialiste në 5 minuta procedoi e vetme duke miratuar me 78 vota pro propozimet e saj. Opozitën në sallë e bënë Jozefina Topalli, Tedi Blushi e disa deputetë te partive të reja me 1 votë kundër gjithsej.
“Ftoj pakicën parlamentare të sjellë propozimet”.
Sa i përket propozimeve të doktorit, që me të gjitha gjasat do të paraqiten seancën e radhës, deputeten më te votuar demokrate në Tiranë, Tabakun e ngushëlloi me postin e kryetares të komisionit të medias, përballë socialistes Iris Luarasi. Mjeku Bardh Spahia kryetar tek Shëndetësia, Luçiano Boçi te Arsimi ndërsa Ina Zhupa te Kultura e Turizmit.
Edhe tek nënkryetarët, nuk ka shumë surpriza. Berisha gostiti besnikët e vet, bylkbashin te ligjet, eno bozdon te infrastruktura, mziun tek bujqësia kurse perla mbetet Komisioni i Sigurisë. Nënkryetar aty do të jetë djali i Fahri Balliut.
Kjo tregon se opozita ka reflektuar dhe pas pranimit të mandateve nuk ka synim bojkotin, por vetëm shtyn në kohë emërimet duke shpresuar tek plani B.
“Ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese për të pëzulluar rregulloren e komisioneve”
Por fshehurazi ujërat në PD lëvizin. Pazari i pare parlamentar eshte mbyllur. Ina Zhupa, Klodiana Çapja dhe Ledina Alolli do të ndërrojnë logo. Ato do të jenë deputete të Partise se Lirise per ti formuar Ilir Metës grupin parlamentar me në krye Tedi Blushin.
/abcnews.al


