“Opozita në pikiatë totale”, Gjikondi: Sot s’kishte protestë, por miting të Berishës për interesa të tij

schedule15:08 - 11 Shkurt, 2023

schedule 15:08 - 11 Shkurt, 2023

Juristja, Brizida Gjikondi, aktiviste e shoqërisë civile u shpreh sot në studion e ABC News, se e sotmja nuk ishte një protestë, por një miting i Sali Berishës, për interesa të tij. “Ishte një miting partiak i Berishës për interesa të tij. Protesta ka frymë nuk ka regji qëndrore. Ishte një miting mjeran. Këta janë të gjithë pjesë të së njëjtës gjë, dhe këtu e kam për gjithë klasën politike
Duçcka ka qenë drejtor me Berishën, Metën e Ramën, në këtë histori të gjithë janë palë me konflikt interesi. Në SHBA po bëhet një gjyq, ka një padi në SPAK. Këtë që po bën Rama ndaj Berishës, ka bërë edhe Berisha me Fatos Nanon.

Berisha ka dashur të bashkojë fatin e tij me PD, pak shqiptarë kanë mbetur. Berisha nuk ka vetëm hallin non grata, por edhe dosjet që po hetohen në SPAK. Gërdeci po ecën me ritëm, nuk është paralajmërim I vogël thirrja e Shkëlzen Berishës. Thirrja e tij për herë të parë ka sjellë një standard të ri për drejtësinë shqiptare.

Unë pres shumë nga SPAK. Opozita është në pikiatë totale. Të gjitha palët edhe majtas edhe djathtas janë në sherrnajë emocionale por s’kemi parë të shkojnë deri në fund të cështjeve.
Standardin nuk e mas me një palë apo një tjetër. Patjetër që s’kemi ricklim elitash, këta vrasin frymën e re, është e pamundur të arrish të cash, për të ndryshuar këtë mendësi që ka kapur politikën shqiptare.” -u shpreh Gjikondi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!