Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Opozita në Maqedoni kërkon zgjedhje të parakohshme

schedule16:24 - 29 Janar, 2019

schedule 16:24 - 29 Janar, 2019

Opozita në Maqedoni këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njëkohësisht me ato presidenciale. Lideri i VMRO – DPMNE, Mickovski, deklaroi se veprimi i parë që do të bënte nëse vjen në pushtet, do të ishte anullimi i marrëveshjes së Prespës.

Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski gjatë një prononcimi në televizionin public të vendit, në një debat me gazetarët, ka theksuar se VMRO-DPMNE-ja do të bëjë gjithcka, sic tha, ta ndryshojë padrejtësinë me Marrëveshjen e Prespës.

Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO – DPMNE: “Me ndryshimin e kushtetutës ju e patë cka ndodhi dhe cka duhet të ndodhë. VMRO-DPMNE-ja si parti politike edhe tani, por edhe në të ardhmen, do të jetë kryesisht legalist dhe do ti respektojë ligjet dhe kushtetutën dhe këtu nuk ka dilemma. Këtu as unë, por as kushdo tjetër nga partia ime, por asnjë politikan nuk duhet ta bëjë të kundërtën. Fatkeqësisht, disa politikanë këtë e bënë gjatë periudhës së kaluar. Dhe, kur do ta fitojmë besimin e popullit, proceset që janë rezultat i kësaj që ndodhi në periudhën e kaluar, do të bëjmë gjithcka që është në dorën tonë, që këto çështje t`i ndryshojmë”.

Kreu i opozitës i ka bërë thirrje shumicës parlamentare që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe ato të jashtëzakonshme parlamentare, sic tha, të ballafaqohemi me qytetarët për të parë vlerën e politikanëve.

Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO – DPMNE: “VMRO-DPMNE-ja fuqimisht është e motivuar dhe e mobilizuar të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale ku praktikisht do t’i fitojë zgjedhjet, gjithashtu do të fitojë në Ohër, në Novosellë dhe në këtë mënyrë do t’i hapë dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare që presim të ndodhin, nëse jo tani, të paktën në vjeshtë”.

Rreth kërkesave dhe vendimeve të organeve më të larta të opozitës, nga LSDM-ja kanë replikuar se Qeveria që e con vendin në NATO dhe BE, është duke menduar vetëm për ekonominë dhe reformat, por duke shtuar se edhe më tej do të mendojnë për këtë sfidë të opozitës, edhepse të premten, kur parlamenti grek ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, Këshilli Qendror i socialdemokratëve vendosi që qëndrimin përfundimtar rreth zgjedhjeve të parakohshme ta bëjë publike gjatë javës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!