Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Opozita në garë për të humbur”, Minxhozi: Në zgjedhjet e 9 nëntorit, më e fragmentarizuar se më parë!

schedule21:04 - 6 Tetor, 2025

schedule 21:04 - 6 Tetor, 2025

Në një intervistë në emisionin “Real Story”, në ABC News analisti Skënder Minxhozi foli për garën e 9 nëntorit, duke thënë se opozita po futet në këtë garë duke e ditur që do të dalë e humbur.

Analisti Minxhozi u shpreh se në këto zgjedhje opozita po shfaqet me e fragmentuar seç ishte.

“Ky kandidat që atakon zonën gri por rrezikon radhët e brendshme në parti, apo një kandidat që shkon me ato 500 mijë vota…Ndodhej në këtë lloj dileme. Një tjetër dilemë do të ishte që Berisha të ulte në tryezë dhe të bënte për vetë të gjithë opozitën e mundshme…Berisha ka zgjedhur një kandidat si Florian Binaj. Në këto zgjedhje opozita po shfaqet edhe më e fragmentuar seç ishte. Opozita po futet në këtë fushatë duke e ditur që do ta humbë këtë garë për problemet e saj të brendshme dhe ku ka më mirë të rrëzohet me një kandidat që nuk është i veti…”, tha Minxhozi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!