Opozita, molotov bashkisë/ Petraj: Organizatorët, përgjegjësi penale. Muça: Argita, filozofi të njëjtë politike si Berisha

schedule23:47 - 28 Maj, 2024

schedule 23:47 - 28 Maj, 2024

Avokati Edmond Petraj thotë se organizatorët e protestës së opozitës, të mbajtur këtë të martë para Bashkisë së Tiranës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale, për shkak të përdorimit të molotovëve.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Petraj u shpreh se në protestë nuk kishte më shumë se 100 persona.

Ndërsa gazetari Flogert Muça deklaroi se Argita Malltezi, e cila ishte në protestë, ka filozofi të njëjtë me të atin e saj, ish kryeministrin Sali Berisha.

Edmond Petraj: Me atë që pashë sot, ishte një veprim jo i justifikuar. Askush nuk duhet të vejë bombë molotov që shkakton dëmtime te njerëzit. Ishte një absurditet i jashtëzakonshëm. Nuk është hera e parë që opozita e ka bërë të udhës. Ajo protestë nuk ka më shumë se 100 veta, 40 janë deputetë të grupit të Rithemelimit. Mua më vjen shumë keq për ato shpirta të vërtetë opozitarë. Është një absurditet i jashtëzakonshëm. Më vjen keqardhje. Kur ka dhunë, organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Është përgjegjësi penale, kanë shkuar në protestë me mjete piroteknike që janë të ndaluara. Personat që kanë organizuar tubimin duhet të mbajnë përgjegjësi.

Flogert Muça: Aty u kërcënua seriozisht jeta e gazetarëve dhe opratorëve. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi penale. Të tjerë duhet të mbajnë përgjegjësi politike. Është qesharake, ka më shumë operaorë dhe gazetarë se sa njerëz. Kur njerëzit nuk shkojnë në protestë, shkaktohet dhuna, nuk ka lajm. Janë po ato që dalin dhe thonë të njëjtat fjalë. Del zonja Malltezi si zëdhënësja e doktorit për të thënë se unë jam berishistja e dhunshme që do drejtoj nesër demokratët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!