Opozita kërkon Dumanin te Siguria/ Çupi: Hile, duan të përbaltin drejtësinë

schedule17:36 - 30 Prill, 2024

schedule 17:36 - 30 Prill, 2024

Analisti Frrok Çupi e konsideron një hile të opozitës, thirrjen nga ana e tyre në komisionin e sigurisë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, propozim që u refuzua nga socialistët.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh drejtësia po vepron, por opozita kërkon ta përbaltë atë.

“I tërë ky veprim, kërkesa në komisionin e sigurisë për të paraqitur zotin Dumani në llogaridhënie, është një hile, shumë e sajuar. Nuk është budallallëk. Këta tentojnë që i tërë grupi politik që njihet si i inkriminuar, të mund të dominojë prokurorin e SPAK brenda një salle, që ne jemi autoriteti. Ka ngarkesa që vjen bashkë me veprat penale të predispozuara të tyre, nga Flamuri, Gaz Bardhi, Monika Kryemadhi që ndodhen në prag të hetimit, kanë shefin e tyre shpirtëror në arrest shtëpiak, ka një prapaskenë që më në fund e zotërojmë ne SPAK. Është një hile e përdorur prej 30 vitesh prej tyre, e bënë leckë drejtësinë. Meqë drejtësia është ngritur, duan ta zbresin dhe ta përbaltin. Është një presion. Për fat të mirë, aleatët e mëdhenj, SHBA dhe BE e kanë kuptuar situatën”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!