Avokati Romeo Kara thotë se policia duhet të reagojë në bazë të ligjit dhe të mos lejojë bllokimin e segmenteve rrugore nga protestuesit e opozitës. Në një intervistë për “Tirana live” me gazetaren Elisa Gjerani, avokati tha se opozita ka të drejtë të protestojë por jo të bllokojë rrugët.
“Këta sot kanë bërë puç kushtetues. Për çfarë arsye i bllokojnë. Shqipëria është e politikanëve apo e popullit. Organet e rendit do të mbajnë përgjegjësi shpërdorim detyre dhe më tepër nëse nuk zbatojnë ligjin. Ata duhet të veprojnë në mënyrë operacionale në bazë të ligjit. Ata mund të protestojnë por jo bllokojnë. Nëse këta që drejtojnë shtetin kanë komplekset për t’u përballur ligjërisht me këtë situatë, të ikin se ka të tjerë që e bëjnë këtë punë. Boll jetë ka marrë kjo politikë. Këta kërkojnë luftë civile, të rrënohet shqipëria dhe vetëm këta të mos dënohen.“, tha avokati.
Më tej, avokati shtoi se prokuroria duhet të sekuestrojë edhe pasuritë e Metës dhe Berishës.
“I them prokurorisë reago me forcë, popullin e ke me vete. Këta protesta bëhen me paratë që na kanë vjedhur ne.”, u shpreh ai./abcnews.al