“Opozita, jo bashkëpunim me Kurtin”, Haradinaj: Nuk ka maxhorancën, të bëjmë qeverinë e opozitës

schedule13:39 - 8 Prill, 2025

schedule 13:39 - 8 Prill, 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk janë ftuar në takim konsultativ nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por edhe nese do te kishte nje ftese, ata nuk do te shkonin.

Sipas Haradinaj opozita duhet të “qëndrojë bashkë dhe t’i jap vendit ndryshimin e pritur”.

“Kurti e di që nuk ka takim me ne, nuk na ka ftuar, nuk i shkojmë ajo dihet”

Kryetari i AAK-së tha se votuesit nuk i kanë dhënë besimin e plotë Kurtit.

Sipas Haradinajt, ata që e mbështesin qeverisjen e Kurtit, bëjnë “një dëm të madh për vendin.

“Ende po punojmë për qeverinë e opozitës, të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse do ta kenë hapësirën e vetë, me këtë rast edhe Limaj edhe Nisma. Mendojmë se ia kemi borxh qytetarëve të vendit, se ne ua kemi kërkuar votën për ndryshim. Pra, mendoj se duhet të qëndrojmë bashkë e t’i japim vendit ndryshimin e pritur. Dihet që votuesit e Kosovës nuk i dhanë besimin e plotë ose si përpara Kurtit. Ai ka 10 deputetë më pak duhet ta lexojmë këtë mesazh të votuesve të gjithë. Ndryshe, çdo veprim tjetër është i dëmshëm për Kosovën, kushdo që mbështet vazhdimin e Kurtit, qeverisë Kurti, është e dëmshme për Kosovën, është i dëmshëm për proceset që do të ndodhin”

Kreu i AAK foli edhe per rendesine e mbylljes se shpejt te procesit te formimit te qeverise, per shkak te dinamikave ne arenen nderkombetare.

“Një pjesë e njerëzve po jetojnë të mbyllur dhe nuk po i përcjellin proceset që janë duke ndodhur nëpër botë, mjafton qytetarët e Kosovës veç me e rikthye vëmendjen tek vizita e djalit të Trump me Vuçiç dhe biseda që ndodhi. Ne jemi duke humbur terren me shpejtësi të madhe kjo është rrezik për të ardhmen tonë dhe kjo fal Kurtit, unë e quaj mashtruesit. Është një marre e madhe e një dëm i madh për vendin kushdo që mbështet qeverisjen Kurti.”

Lëvizja Vetëvendosje në koalicion qeverisës me Nismën Socialdemokrate dhe komunitetet jo shumicë, përjashto Listës Serbe, po konsiderohet skenari më real për formimin e qeverisë së re në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!