Kanë përfunduar zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Kosovë. Opozita ka fituar në shumicën e komunave të Kosovës. Duket se goditjen e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.
Nga 38 komunat, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar nëntë komuna (Mitrovicë e Jugut, Ferizaj, Prizren, Drenas, Skenderaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Vushtrri dhe Dragash).
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar shtatë komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Junik, Fushë Kosovë, Viti, Lipjan.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar pesë komuna: Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Deçan dhe Klinë.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar katër komuna: Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe Podujevë.
Nisma Socialdemokrate ka arritur të fitojë në komunën e Malishevës.
Partia Demokratike Turke, ka fituar në komunën e Mamushës.
Kandidati nga Lista Qytetare e Obiliqit, Xhafer Gashi, ka fituar në garën për kryetar të kësaj komune.
Lista Serbe në këto zgjedhje ka fituar në 10 komuna: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zveçan, Ranilluk, Partesh, Graçanicë, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Kllokot. g.v/abcnews.al