Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Opozita, debat në “Real Story”/ Redi Muçi: Meta në burg, për aferat me oligarkët. Tedi Blushi: Nuk ka asnjë provë

schedule20:40 - 1 Tetor, 2025

schedule 20:40 - 1 Tetor, 2025

Teksa presidenti Bajram Begaj dekretori 9 nëntorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore, opozita nuk ka ende kandidatë, teksa mbetet e përçarë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, deputeti i Lirisë, Tedi Blushi dhe deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muçi debatuan në lidhje me qasjen që secila prej partive kanë ndaj oligarkëve, që sipas tyre mbajnë në pushtet kryeministrin Edi Rama.

Redi Muçi iu drejtua Blushit duke thënë se Ilir Meta ndodhet në burg, për shkak të aferave me oligarkët.

Por Blushi iu përgjigj se nuk ka asnjë provë për këtë dhe shtoi se PL i ka denoncuar dhe përmendur me emra oligarkët.

Tedi Blushi: Zoti Meta, ndaj tij nuk ka provë, asnjë qindarkë dëm nga opinionit publik. Zoti Meta nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga asnjë oligark. Nëse do ishte, do e kishim vendimin. Nuk ka zotëria, asnjë fakt dhe asnjë provë. Nuk ka asnjë aferë, asnjë çështje lobimi. Ka një pjesë e opozitës që i thotë gjërat ballazi. Të jesh në opozitë sot, është krenari. Oligarkët, i kemi rënë ne më shumë se ju. Kush po i bën oligarkët më të pasur? Alternativat e reja, janë pa bosht. Jemi në 2025, ju jeni në fillim të viteve 1900. Jeni në retorikat e shokut Lenin.

Redi Muçi: Deri në këto moment ama, ai ndodhet në burg për shkak të aferave me oligfarkët. Partia e Lirisë nuk i përmend oligarkët. Kjo është ajo që na ndan. Edi Rama është në pushtet falë oligarkëve. Berisha i fryu, Rama i bëri më të pasur. Po mundohemi të bëhemi alternativë. Ju jeni deputet falë Sali Berishës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!