Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Opinioni publik në mbështetje të SPAK”, Meçe: Sondazhi i Institutit Republikan? Struktura e Posaçme ka sjellë frymë shtetformuese

schedule13:50 - 17 Janar, 2025

schedule 13:50 - 17 Janar, 2025

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sërish të premten për Sali Berishën. Trupa e gjyqtarëve po shqyrton ankimimin e kreut demokrat për masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur një vit më parë për të nga GJKKO.

Në një intervistë për “Newsline”, analisti Arben Meçe, duke komentuar ‘aksionin’ e përfaqësuesve demokratë para institucioneve të drejtësisë, tha se në këtë mënyrë ata kërkojnë që të tregojnë imazhin e qëndrestarit dhe besnikut ndaj liderit të partisë, për t’u përfshirë në listën e deputetëve.

Ai komentoi gjithashtu edhe anketën e Institutit Ndërkombëtar Republikan, ku thuhej se SPAK është sot institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Sipas Meçes, SPAK ka sjellë frymë shtetformuese.



“Tashmë nuk ka nevojë të jetë instituti republikan. I gjithë opinioni publik shqiptar i papolitizuar që është në opinion të mirëqenies dhe zhvillimit të këtij vendi, janë në mbështetje të SPAK. Fryma që po sjell SPAK është shtetformuese, jo thjesht vendosje e drejtësisë.”, shtoi analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!