OPINION/ Pse COVID-19 po fiton?

schedule11:13 - 8 Qershor, 2020

schedule 11:13 - 8 Qershor, 2020

Nga Ross Douthat, New York Times

“E vetmja gjë që armiku ynë i padukshëm dëshiron  janë objektivat,” tha Adam Elkus, kandidati për shkencat kompjuterike në universitetin  George Mason.

“Nuk mendon,” vazhdoi ai, “nuk ndihet, dhe ai qëndron tërësisht jashtë nuancave të jetës sociale që njerëzit i kanë gdhendur përmes modeleve të komunikimit, përfaqësimit dhe ligjërimit. Dhe kjo, mbi të gjitha, e bën atë një kundërshtar vdekjeprurës për Perëndimin. Ky virus  ka ekspozuar të gjithë shoqërinë perëndimore  e cila është e bazuar në  njerëz që mashtrojnë veten duke menduar se aftësia e tyre për të manipuluar fjalët, imazhet u jep atyre aftësinë për të kontrolluar vetë realitetin. ”

Në secilën fazë të përgjigjes amerikane ndaj koronavirusit,përgjigja ka qënë e njejtë. Në fazën e parë ishin liberalët dhe  institucioni shëndetësor publik (përfshirë, për fat të mirë, vendimmarrësit kryesorë në New York ) që e trajtuan virusin si diçka që mund të kontrollohet duke u përpjekur të përcaktojnë atë si ksenofobi ose racizëm sesa  një sëmundje .

E njëjta gjë ndodhi dhe me Donald Trump i cili përpiqej të bindte veten se virusi nuk ishte aq infektues dhe duhet të rihapnin ekonomitë.

Përfundimisht, rënia e tregut të aksioneve dhe rritja e nivelit të infeksionit e detyruan Trump të përshtatet disi me realitetin. Por mashtrimi i radhës i përkiste disa prej përkrahësve të tij konservatorë, të cilët përqafuan idenë se rënia ekonomike ishte vetëm rezultat i politikës së gabuar të qeverisë. Tani më në mesin e valës së protestave kundër brutalitetit të policisë, situata është bërë sërish shqetësuese për institucionin shëndetësor publik, ku shumë kanë bërë thirrje për të ruajtur veten pasi numri i të infektuarve pas protestave pritet të rritet.

Me këtë kthesë të fundit, kemi arritur në fundin e rrugës,  sepse kjo nënkupton teorinë që qëndron pas një reagimi të rreptë të shëndetit publik – atë që njerëzit nuk po praktikojnë, kujdesin ndaj vetes.

Po, ka përpjekje të vazhdueshme liberale (përfshirë atë nga Bill de Blasio) për të mbështetur  dallimin midis protestave masive dhe mosrespektimit të distancës sociale. Por këto ndahen në dy fakte: Nuk ka asnjë urdhër të Ndryshimit të Parë për të ndaluar funeralet Hasidic ndërsa  nga ana tjetër vazhdojnë protestat për mbrojtjen e njerëzve me ngjyrë dhe nuk ka asnjë urdhër moral të pretendosh se vetëm anti-racizmi meriton një përjashtim  nga rregullat që ka praktikuar bota.

Unë ende besoj se ato rregulla ishin kryesisht të drejta. Bllokimet zgjatën shumë dhe u imponuan nga  shumë vende të caktuara, dhe protestat e George Floyd pasqyrojnë energjitë e  humbura që duheshin çliruar me kohë. Por rregullat shfrytëzuan  kohë për përshtatjen sociale, shfrytëzuan  kohën për spitale dhe maska ​​dhe pajisje mjekësore, ata na binden se vaksina do të ishte gati dhe morën kohë për këtë.

Rregullat tani po shpërndahen mes bisedimeve të dyfishta ideologjike nga autoritetet shëndetësore. Por kjo nuk dëshmon se kemi qenë të gabuar në zbatimin e tyre – jo kur ka mijëra njerëz  janë akoma gjallë dhe jeta e të cilëve ka rëndësi të madhe.

Progresi që kam përshkruar, në të cilën të gjitha palët kanë përkrahur hilet ose kanë gjetur diçka për të vlerësuar më shumë sesa shëndetin publik, nuk sinjalizon se nuk do të ketë ndonjë përpjekje tjetër gjithëpërfshirëse për të luftuar virusin. Trump dhe konservatorizmi nuk do ta mbështesin atë, burokracia e shëndetit publik nuk do të jetë në gjendje ta mbrojë atë, dhe ne nuk e shfrytëzuam kohën që bllokimet e “blera” nga shteti  të mbanin nën kontroll koronavirusin.

Pra, ne jemi përsëri në pikën origjinale të Elkus. E gjitha çfarë  virusi kërkon  është shënjestër, dhe nëse nuk shkakton  njëqind mijë viktima, ose më shumë se kaq në ndonjë valë të dytë në vjeshtë, nuk do të jenë vendime politike apo nxitje të shëndetit publik ato që do të na shpëtojnë. Ne i kemi shteruar ato mundësi,  dhe vetëm disa dobësi tek armiku ynë mund të shpëtojnë  shumë nga  vdekjet që parashikohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!