Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të operimit të homologut kosovar Hashim Thaçi.
Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se i uron shërim të shpejtë preidentit të Kosovës dhe familjes së tij.
“I uroj përzemërsisht shërim të shpejtë e shëndet të plotë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i shpreh familjes së Tij të dashur gjithë mbështetjen time. Urime personelit mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar”, shkruan Meta.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasditen e kësaj të enjtjeje i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetsore. / abcnews.al

