Operohet gjiganti i Skënderbeut, rikthehet në muajin mars

schedule12:10 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 12:10 - 21 Dhjetor, 2019

Skënderbeu ka humbur një nga afrimet e merkatos së verës. Mbrojtësi shtatlartë, Marvin Turtulli, do të mungojë për Skënderbeun deri në muajin mars, për shkak të një dëmtimi. Së fundmi ai ka bërë një ndërhyrje në kavilje.

Turtulli do të duhet të qëndrojë dy muaj jashtë fushave të blerta dhe më pas të kapë formën fizike dhe sportive, që të jetë gati për korçarë. Qendërmbrojtësi iu bashkua Skënderbeut në verë, pas një eksperiencë 2-vjeçare te Tirana.

Ky sezon ka qenë i pafat për Turtullin, i cili është aktivizuar në vetëm gjashtë ndeshje. Në fillim të muajit nëntor ai u fut si zëvendësues në sfidën me Laçin, por në pushim të pjesës së parë u detyrua të qëndronte në dhomat e zhveshjes.

Tashme qendërmbrojtësi duhet të mendojë të rikuperohet dhe të kthehet i gatshëm për pjesën tjetër të sezonit. Gropa e lënë te Skënderbeu ka qenë e madhe, pasi trajneri Daja është detyruar të përshtatë Bruno Ditën në qendër të prapavijës. /abcnews.al

Turtulli pas operacionit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!