Operatori turistik: Problemet janë të shumta, shpresojmë të rinisim sa më shpejt

schedule11:53 - 13 Maj, 2020

schedule 11:53 - 13 Maj, 2020

Jemi në periduhën e sezonit turistik por akoma për shkak të pandemisë çdo gjë është e mbyllur.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se operatorët turistik në këtë qytet dhe pse akoma nuk kanë një datë fikse për nisjen e sezonit turistik po bëjnë përgatitjet e duhura.

Një ndër operatorët turistik në Durrës, Eduard Xhepa është shprehur se situata e turizmit këtë vit është shumë e vështirë.

Problemet janë të pallogaritshme dhe të paimagjinueshme. Ishin dy goditje të njëpasnjëshme, dhe pandemia tahsmë ka krijuar situatën e pazakontë duke krijuar një bllokim total jo vetëm në vend por edhe në rang ndërkombëtar. Ne po bëjmë përgatitjet me shpresën se do të normalizohet dhe po punojmë që ta kthejmë këtë situatë në normalitet”, është shprehur operatori turistik.

Operatori turistik ndër të tjera është shprehur se ka qenë në kontakt me ministrin Klosi dhe me ministren Denaj për ta kaluar këtë situatë, ku ka theksuar se fatmirësisht është gjetur një zgjidhje për puntorët por në vështirësi mbeteen bizneset.

Gjithashtu ai thekson se këtë vit situata është shume e vështirë për turizmim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!