Operatorët turistikë letër Ramës: Po falimentojmë, të hiqen kufizimet ndaj qytetarëve

schedule14:16 - 8 Maj, 2020

schedule 14:16 - 8 Maj, 2020

Në një kohë kur sezoni turistik tashmë duhet të kishte nisur, operatorët turistikë në vendin tonë i kanë dërguar një letër kreut të qeverisë Edi Rama, ku i kanë renditur kërkesat e tyre.

Unioni Turistik Shqiptar i ka kërkuar kryeministrit Rama që në përgatitje për sezonin turistik, të heqë barrierat që pengojnë ushtrimin e aktivitetit, siç janë kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe mos lejimi i hapjes së plazheve dhe më pas hapja e kufirit tokësor për turizmin rajonal.

Ata kërkojnë që deri në fund të muajit Maj të hapet edhe turizmi i organizuar në mënyrë që ky sektor të ketë mundësi të ripërtërihet pas goditjes së dhënë nga pandemia, dhe në mënyrë që të thithë sa më shumë turistë.

Më tej në këtë letër Unioni Turistik Shqiptar shprehet se ka ardhur koha të hiqet fasha e orarit të vendosur për lëvizjet e qytetarëve dhe të rakordohet me vendet kufitare në mënyrë që të hartohet një plan i përbashkët për sa i përket hapjes së turizmit.

Letra e plotë:

/abcnews.al