Operacioni “Tranzit”, burg për 7 të arrestuar për trafik droge

schedule20:16 - 21 Janar, 2020

schedule 20:16 - 21 Janar, 2020

Pajtim Aga, vëllai i ish-shefit të Qarkullimit në Dibër, do të qëndrojë në qeli nën dyshimet për trafik droge. Veprimtaria e tij u zbulua ndërsa ishte në përgjim për një tjetër vepër penale.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lërë në burg edhe 6 të arrestuarit e tjerë të operacionit “Tranzit”.

Nga ky grup, i arrestuari Shkëlzen Mazari është i vetmi që ka pranuar posedimin e lëndës narkotike, ndërsa të tjerët e kanë mohuar lidhjen me rrjetin.

Prokuroria ka dyshime se Aga dhe Rajta e kanë dërguar drogën në shtëpinë e Mazarit.

Burime nga Grupi hetimor bëjë me dije se nipi i Shkëlzen Mazarit, Devis Mija ka marrë makinën, së bashku me drogën ndërsa policia i vuri prangat sapo doli nga oborri i shtëpisë.

Sasia tjetër e drogës u kap në Gjirokastër dhe Pajtim Aga u arrestua në pikën kufitare të Konispolit.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së premtes, ndërsa grupi i trafikantëve po transportonte kanabisin nga Greqia në Shqipëri.

Ky rrjet trafiku kryhej nëpërmjet dy personave që jetonin në Gjirokastër.

Gjatë aksionit u sekuestruan 32.5 kg droge, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Pajtim Aga është biznesmen në qarkun e Dibrës, e prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor.

Ndërsa rreth një vit më parë, Pajtim Agës i është rrëmbyer djali Mateo Aga. 21 vjeçar u zhduk më 29 nëntor pa lënë gjurmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!