Gjenden dhe asgjësohen 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi në Vaun e Dejës, në kuadër të operacionit “Territor i pastër”.
Kontrollet intensive nga toka dhe nga ajri, u kryen në zona me terren shumë të vështirë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/abcnews.al