Një 55 vjeçar është arrestuar për drogë në Dibër. 55-vjeçari nga Mati ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2023, ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerë, janë autorët e një rasti të kultivimit dhe prodhimit të një sasie prej 3.3 kg kanabis, në fshatin Stojan të sekuestruar ditën e operacionit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al