Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni “Stolen Line”, sekuestrohen dhe 2 automjete të tjetra, në kërkim shtetasin që trafikonim makina luksoze

schedule11:27 - 28 Nëntor, 2025

schedule 11:27 - 28 Nëntor, 2025

TIRANË-Policia e Tiranës ka ndarë detaje nga operacioni policor i koduar “Stolen Line”. Aksion i cili ka vijuar për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze.

Këtë të premte u sekuestruan 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.

Ndërsa një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;

Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!