Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni “Provat”/ Armë dhe municione në banesë, kush janë vrasësit me pagesë (EMRAT)

schedule18:41 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 18:41 - 11 Dhjetor, 2025

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e 45-vjeçarit Dhimitër Meci, në Labovën e Kryqit Gjirokastër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”.

Në banesë u gjetën 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Dhimitër Meci, së bashku me Andrea Brokeri, Fatjon Prendi dhe Petro Theohari u arrestuan, të dyshuar si vrasës me pagesë.

Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!