Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni policor ‘Pako 2’/ Kanabis përmes postës, vihet në pranga 23 vjeçari në Tiranë

schedule12:29 - 21 Prill, 2025

schedule 12:29 - 21 Prill, 2025

Në kuadër të operacionit policor ‘Pako 2’ është vënë në pranga një 23 vjeçar i cili dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis të trafikuar nga SHBA. Kjo pako u mor nga një 19 vjeçar i cili u arrestua tre ditë më parë në kuadër të këtij operacioni.

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në vijim të operacionit policor”Pako 2” , si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin G. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, të trafikuar nga ShBA. Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit.”, njofton policia.



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!