Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni në Maliq, Lamallari: Po bëhet vlerësim i ngjarjes, refuzoj teatrin politik në Kuvend

schedule11:45 - 4 Qershor, 2026

schedule 11:45 - 4 Qershor, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, tha sot në Kuvend se opozita nuk ka lidhje me protestën kundër projektit të Zvërnecit, teksa i cilësoi reagimet në parlament si “një teatër i shëmtuar”.

“Kam kërkuar disa herë fjalën e s’më është dhënë! Të çohesh për një minutë heshtje në nderim të punonjësit të vrarë po ditën e sotme dhe të vijosh pastaj me këtë teatër të shëmtuar. Ruaj zot shqiptarët nga ata njerëz të paskrupuj, me maska që janë të gatshëm të ecin mbi viktima vetëm për të arritur qëllimin e tyre populist.

Por ju s’keni lidhje fare me atë protestë, ata ju përbuzin. Ju po bëni një teatër, ju flisni dhe i bëni pyetje ministrit të Punëve të Brendshme dhe vetëm fjalën nuk ia jepni. Ky është një teatër i shëmtuar që unë e refuzoj.



Zonja drejtuese e seancës, lutem vendosni qetësinë në sallë, sepse po sillen si fëmijë.

Zotrote, atë deformimin e mbiemrave, mos u mundo kot, se ekskluzivitetin e deformimit e ka bufoni i grupit tuaj, nuk e ke ti! Kështu që kujdes!

Ndërsa ju zotëri atje, mund të shkoni në protestë vetë të dytët, mundohuni të kapni ndonjë reels atje, por s’keni lidhje fare me atë, nuk frymëzoni, ju njohin dhe ata!

Zoti Shehaj, ti ke dalë nga kjo parti dhe nuk të beson askush.

Z. Kapri po kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme mbi një situatë, pasi një minutë më parë ishte ngritur në shenjë respekti ndaj policit të vrarë… a mund të pushoni, e mbani pak qetësi!?
Nëse do ta kuptosh, duhet të më dëgjosh! Mos bëj zhurmë se është e turpshme kjo që bëni.

Z. Këlliçi, teksa ata dy ish-kolegët tuaj po mundoheshin të ndërhynin, unë po komunikoja me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili më njoftoi se për fat të mirë, efektivi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Dhe unë këtu të garantoj ty dhe çdo njëri tjetër, që do të bëhet gjithë vlerësimi i menaxhimit të situatës atje, do të merren masat e duhura administrative, disiplinore, ligjore etj., edhe për këtë të siguroj.

Nga ana tjetër unë kam ardhur këtu për interpelancën në respekt të kërkesës suaj, nëse vazhdojmë me këtë teatër të shëmtuar, vazhdoni, turpi qoftë me ju, unë do të largohem sepse është më e rëndësishme të jem atje në spital, të vizitoj efektivin e plagosur sesa të rri në një show të shëmtuar që qytetarët shqiptarë e përbuzin.” u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!