Operacioni në Egje, forca detare shqiptare shpëtoi 100 sirianë

schedule13:36 - 31 Tetor, 2017

schedule 13:36 - 31 Tetor, 2017

Forca Detare shqiptare shpëtoi 100 shtetas sirianë në detin Egje. Shtetasit sirianë, mes të cilëve 39 fëmijë dhe 16 gra ishin nisur nga brigjet turke drejt ishullit Kios në Greqi.

Sipas procedurës, anija Oriku njoftoi anijen komandë të misionit, si dhe rojet bregdetare turke e greke.

Shpëtimi i 100 emigrantëve sirianë u arrit në 2 operacione të ndryshme.

Gjatë 1 viti të përfshirjes në operacionin e NATO-s në Egje, ekuipazhet e anijes shqiptare Oriku kanë shpëtuar më shumë se 800 emigrantë.