Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni me 13 të arrestuar në Kavajë/ Sekuestrohet lëndë narkotike, 3 silenciatorë dhe pajisje për modifikimin e armëve

schedule09:41 - 24 Shkurt, 2025

schedule 09:41 - 24 Shkurt, 2025

13 person ranë në pranga në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Winter” në Kavajë.

Përveç sasisë së kokainës dhe kanaibisit, që grupi kriminal e shiste në doza kryesisht pranë shkollave, janë sekuestruar edhe tre silenciatorë si edhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit.

Më konkretisht, u sekuestrua: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e drogës dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë.

Gjithashtu u sekuestruan 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!