Një 29 vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në kuadër të operacionit të koduar ‘Fazat’ për goditjen e një grupi që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin. Siç më me dije policia, 29 vjeçari ishte kursant për Patrullë të Përgjithshme në Akademinë e Sigurisë.
Ky shtetas dyshohet se është bashkëpunëtor me 9 shtetasit e tjerë të arrestuar në kuadër të këtij operacioni, të cilët, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India.
Emigrantët ndiqnin itinerarin Turqi-Greqi-Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian./abcnews.al