Operacioni kundër lojërave të fatit/ Policia: 29 të arrestuar, një në kërkim. Sekuestrohen para, celularë dhe pajisje kompjuterike

schedule09:38 - 23 Nëntor, 2024

schedule 09:38 - 23 Nëntor, 2024

Të paktën 29 persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si rezultat i operacionit kundër lojërave të fatit (poker dhe baste sportive online) në zona të ndryshme të Tiranës.

Policia thotë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.

Një ditë më parë, ABC News raportoi se në kuadër të këtij operacioni policor u ushtruan kontrolle në disa zona të kryeqytetit, si Fresk, Bllok, Mëzez, Kamëz, Astir dhe zona të tjera.

Operacioni ‘Bad Spin’ u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”./abcnews.al