Operacioni i SPAK në bashkinë e Durrësit, kjo është shkalla që kushtoi 7 milion lekë: E hedhur në plehra

schedule17:34 - 29 Tetor, 2021

schedule 17:34 - 29 Tetor, 2021

Kjo është shkalla e zjarrfikëses që çoi në arrestimin e tetë personave në Durrës. Operacioni u realizua nga SPAK, në bashkinë Durrës, ndërsa tenderi për blerjen e shkallës ka kushtuar 7 milion lekë.

Ndërkaq, siç raporton gazetari Leonidha Musaj, shkallët kanë përfunduar në vendgrumbullimin e plehrave tek parku i autobusëve në qytet, ndërsa janë rrethuar me shirit.

Mes tetë të arrestuarve, gjashtë janë zyrtarë të bashkisë. Sipas njoftimit të SPAK dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën për tenderin me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë në periudhën Maj-qershor 2020 për blerje autoshkalle për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin.

Lexo edhe: SPAK në Durrës për një zjarrfikëse, gazetari i ABC: Priten arrestime të tjera

Mes të arrestuarve janë Patriot Beqaraj, i cili ka qenë më herët drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe gjatë procesit të tenderimit anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe dyshohet se ka favorizuar fituesin.

Zyrtari tjetër i lartë është Adriatik Velaj, drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri në bashkinë Durrës që ishte anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!